Home Aktualitet Ylli Ndroqi k...

Ylli Ndroqi kërkon rishikimin e vendimit të DASH, publikohet dosja

81
0

Ylli Ndroqi ka paraqitur kërkesën me shkrim pranë Departamentit të Thesarit të SHBA-së, ku kërkon rishikimin e vendimit të renditjes së tij në listën e të sanksionuarve. Dokumentat janë paraqitur këtë të martë sëbashku me argumentet përkatëse.

Në këtë kërkesë Z. Ndroqi:

-Kundërshtoi kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij;

-Kërkoi që të respektohej e drejta e tij që të ballafaqohet me elementët e dosjes;

-Informoi Departamentin e Thesarit të SHBA-së për gatishmërinë e tij për një seancë dëgjimore;

-Dokumentoi me prova të pakundërshtueshme shkeljet ligjore dhe falsifikimet e kryera ndaj tij në Shqipëri;

Zoti Ndroqi zotohet që të informojë publikun për ecurinë e këtij procesi me DASH-in.

Materiali është dorëzuar konform kërkesave dhe procedurave të parashikuara nga Departamenti i Thesarit të SHBA-së.

Marrë nga /Ora News/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit