Home Aktualitet Zaev sulmon B...

Zaev sulmon Bullgarinë: Identiteti kombëtar jo temë e negociatave, penguat Shqipërinë

7
0

Të martën për shkak të vetos së Bullgarisë, ministrat e jashtëm të BE-së nuk ranë dakord për datën në lidhje me Konferencën e parë Ndërqeveritare me Tiranën dhe Shkupin, ndaj dhe sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sulmoi Bullgarinë.

“Javën e kaluar shkuam në Sofje me dorë të shtirë për të gjetur zgjidhje. Edhe pse bëmë një hap pozitiv përpara, fatkeqësisht kolegët bullgarë nuk ia dolën të mbledhin fuqi të mjaftueshme për të nisur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ky është një mesazh i keq për të gjithë rajonin. Vota bullgare nuk është në frymën e marrëdhënieve të mira gjyqësore. Integrimi europian nuk mund të jetë peng i çështjeve dypalëshe.

Negociatat me BE nuk duhet të shndërrohen në negociata me Bullgarinë. Në këtë kornizë nuk duhen vendosur çështje dypalëshe, ky është një qëndrim i rrezikshëm. Identiteti kombëtar maqedonas nuk mund të jetë temë e negociatave”.

Po ashtu ai tha se kjo e gjitha nuk është e drejtë për Shqipërinë. ”Siç e tha dhe kryeministri Rama, ne e dimë që nuk do bëhemi anëtarë që nesër, por është e rëndësishme që të vijojë procesi i reformimit nën vëzhgimin e BE-së. Ky vendim vetëm sa të do të shtojë euroskeptikët dhe do t’u japë zë atyre”. Po ashtu ai shtoi se kjo “jo” nuk do të ndërpresë përpjekjet e dy shteteve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit