Home Aktualitet Zbardhet e vë...

Zbardhet e vërteta misterioze e vr*sjes së Pëllumbit nga fëmijët, ekspertiza tregon që…

13486
0

Arma e gjetur në pellgun me ujë, sipas ekspertizës balistike është përdorur për vrasjen e Pëllumb Metës. Një krim që vijon ende me mistere, dhe që tronditi thellë vendin për nga mënyra sesi një baba u vra dhe u varros në kasollen e bagëtive. Në Prokurorinë e Durrësit ka mbërritur përgjigja nga Laboratori Shkencor në Tiranë, ku sipas ekspertizës balistike të pistoletës, është konfirmuar se është pikërisht kjo arma me të cilën është kryer krimi.

Dy djemtë e viktimës, Hysen dhe Amarildo Meta qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në burgun e Durrësit, ndërsa motra e tyre Hygerta në dhomat e paraburgimit të grave në Tiranë. Që të tre vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me vrasjen e babait. Sipas qëndrimit të tyre, ekzekutorja e Pëllumb Metës është vajza Hygerta.

Që prej arrestimit e deri më sot, fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore, ndaj po kryhen hetime intensive për zbardhjen e autorit kryesor. Sa i përket shkaqeve, dhuna në familje dhe fejesa me shkuesi e Hygertës mbeten pista kryesore. Nuk përjashtohet as konflikti për pronat. Nga hetimi pasuror rezulton se viktima kishte dy shtëpi dhe një sipërfaqe toke në zonën industriale të Durrësit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit