Home Aktualitet Mediat: Zbulo...

Mediat: Zbulohet fabrika e drogës në Ohër, arrestohet dhëndri i kryebashkiakut të PS

1437
0

Në orët e para të mengjesit policia maqedonase ka zbuluar një “fabrikë” droge në fshatin Orovnik të Ohrit.

Në këtë operacion janë zbuluar 3.000 rrënjë ilegale të marihuanës, 100 litra vaj kanabisi si dhe 600 kg kanabis i tharë.
Vlerësimet e para të policisë maqedonase flasin se vlera e drogës së konfiskuar është shumë e madhe.

Fabrika ka qenë e regjistruar si filial e kompanisë Greenego 2018 nga fshati Drsllajcë i Strugës, por nuk ka pasur licencë për prodhim të marihuanës.

Sipas mediave maqedonase, në këtë aksion janë arrestuar 10 persona, mes të cilëve edhe dhëndrri i kryetarit të Pogradecit, për të cilin thuhet se ka qenë pronar i fshehur i kësaj “fabrike”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit