Home Bota Zbulohet numr...

Zbulohet numri i pengjeve të cilat po mbahen ende të paliruara nga Izraeli dhe Hamasi

31
0

Sa i përket përditësimit të situatës, ekzistojnë ende shpresat se marrëveshja e armëpushimit mund të zgjatet, por nuk dihet me siguri nëse bisedimet në Katar kanë qenë të suksesshme.

Mbrëmjen e kaluar 12 pengje të tjerë – 10 shtetas izraelitë dhe dy shtetas tajlandezë – u liruan. Kjo do të thotë se në total janë liruar rreth 81 pengje të marra nga Hamasi më 7 tetor.

Për momentin, më shumë se 160 njerëz mbeten ende peng,  duke përfshirë një foshnjë 10 muajshe.

Izraeli ka thënë se ka marrë një listë të pengjeve të mbajtura në Gaza, të planifikuar për lirim.

Kur u negociua marrëveshja fillestare, Izraeli tha se pauza e luftimeve do të zgjatej me një ditë për çdo 10 pengje të tjera të liruara. Nuk është ende e qartë nëse këto kushte do të mbeten të njëjta në ndonjë marrëveshje të mundshme në të ardhmen.

Në këmbim, Izraeli deri më tani ka liruar nga paraburgimi 180 palestinezë, 30 prej të cilëve u liruan mbrëmë. Sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, për çdo shtetas izraelit të liruar, tre të burgosur palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite janë liruar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit