Home Aktualitet Zelensky akuz...

Zelensky akuza Europës: Paratë e gjakut po paguhen për naftën ruse. Perëndimi të na dërgojë armë

330
0

Akuza të forta ka lëshuar presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, për vendet europiane që vijojnë të blejnë naftë ruse, duke thënë se ”fitojnë para me gjakun e njerëzve të tjerë”. Zelensky veçoi Gjermaninë dhe Hungarinë, duke i akuzuar ata për bllokimin e përpjekjeve për embargo të shitjeve të energjisë, nga të cilat Rusia do të arrijë në 250 miliardë paund (326 miliardë dollarë) këtë vit.

“Disa nga miqtë dhe partnerët tanë e kuptojnë se tani është një kohë tjetër, se nuk është më një çështje biznesi dhe parash, po çështje mbijetese”. Zelensky përsëriti thirrjet për furnizimin me më shumë armë në Ukrainë, duke thënë se ato nuk po i merrnin furnizimet aq shpejt sa duhet për të shmangur sulmin e Rusisë.

“Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, disa vende europiane, po përpiqen të ndihmojnë dhe po na ndihmojnë. Ende ne kemi nevojë për më shpejt, më shpejt dhe më shpejt, kjo është fjala kyçe tani”,-tha për ”BCC”.

Po ashtu presidenti Zelensky tha edhe se mizoritë e kryera me sa duket nga trupat ruse në Mariupol dhe në periferi të Kievit, Bucha dhe Borodyanka, e kishin kufizuar mundësinë e bisedimeve të paqes me rusët. Ai akuzoi presidentin Putin dhe pjesën tjetër të ushtrisë rue si “kriminelë lufte”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit