Home Aktualitet Zelensky-krye...

Zelensky-kryebashkiakëve amerikanë: Ndërprisni marrëdhëniet me qytetet ruse

44
0

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi kryebashkiakëve amerikanë të ndërpresin lidhjet me qytetet ruse me të cilat kanë bërë binjakëzime. Deklarata e Zelenskyt është bërë gjatë një fjalimi online në Konferencën e Kryetarëve të Bashkive në SHBA.

“Dhjetëra qytete amerikane ruajnë të ashtuquajturën “vëllazëri” me qytetet e Federatës Ruse”, tha Zelensky, duke përfshirë Çikagon dhe Moskën. “Çfarë ju japin këto lidhje? Ndoshta asgjë. Por ata i japin Rusisë mundësinë të thotë se nuk është e izoluar, edhe pas fillimit të një lufte të tillë”.

“Prandaj, bëni thirrje për më shumë presion ndaj Rusisë. Mos e ndihmoni të justifikojë veten. Mos mbani lidhje me të. Dhe ju lutemi mos lejoni që ata që janë bërë vrasës t’ju quajnë vëllezër dhe motra të tyre, “-tha Zelensky.

Po ashtu ai u kërkoi kryetarëve të bashkive të marrin pjesë në procesin e rindërtimit që do të nevojitet në Ukrainë pas luftës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit