Home Bota Zelensky vizi...

Zelensky vizitë në Itali, pritet të takohet edhe me Papa Françeskun

44
0
In this photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy addresses the nation in Kyiv, Ukraine, late Monday, March 7, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të vizitojë sot Italinë për herë të parë që nga fillimi i luftës. Lideri ukrainas do të takohet me presidentin Sergio Mattarella dhe kryeministren Giorgia Meloni.

Mediat italiane raportojnë se Zelensky mund të takohet edhe me Papa Françeskun, por takimi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht. Vatikani ka propozuar edhe një plan paqeje për luftën në Ukrainë.

Policia e kryeqytetit italian ka nisur një plan sigurie që parashikon zonën e ndalimit të fluturimeve dhe ndalimin e fluturimeve për dronë. Do të kryhen një sërë kontrollesh, përfshirë nëntokën.

Zelensky do ta mbyllë ditën e tij në Romë me një intervistë televizive në ‘Porta a Porta’ të Bruno Vespa-s, përpara se të udhëtojë për në Gjermani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit