Home Aktualitet Zgjedhje në 6...

Zgjedhje në 6 bashki, ish-kryetari i KQZ: Presidenti Meta po bën atë që i thotë ligji

210
0

Presidenti Ilir Meta duket i vendosur për të dërguar 6 bashki në zgjedhje të parakohshme. Pas KQZ-së, Presidenti i dërgoi një letër edhe Edi Ramës, duke kërkuar nga Këshilli i Ministrave të informohet mbi bashkitë në të cilat u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme.

Ish-kryetari i KQZ-së, Kristaq Kume thekson se Meta ka bërë atë që i takon sipas ligjit në këtë situatë. ”Nëse i referohemi legjislacionit, unë do të thosha se Meta nuk ka bërë asnjë tjetër, veçse ka zbatuar atë që i takon të bëjë sipas ligjit. Çdo interpretim tjetër merr ngarkesa politike”. A është Meta në afatet e duhura për të shpallur zgjedhjet e pjesshme?

”Nëse kemi një vakancë të krijuar jo me vendimmarrje të Këshillit të Ministrave, ligji parashikon që Këshilli Bashkiak duhet të njoftojë për vakancën e krijuar prefektin dhe prefekti njofton Këshillin e Ministrave.

Ne jemi në kushtet kur këto vakanca janë krijuar gjatë kësaj kohe që pas zgjedhjeve të vitit 2019 dhe institucionet që ligji i ngarkon që të viheshin në veprim, nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Duke mos vepruar këto institucione, te pika fundore që parashikon ligji dhe që është Presidenti i Republikës, nuk kemi pse të kërkojmë arsyet, nuk kemi pse të kërkojmë llogarinë pse nuk është vepruar më tej. Nuk mund të vihet në lëvizje Presidenti i Republikës për të dekretuar datën e një zgjedhje të parakohshme, nëse ai zyrtarisht nuk njoftohet për vakancat e krijuara”,-tha në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit