Home Aktualitet Zgjedhjet e 2...

Zgjedhjet e 2025, Evi Kokalari: Ka vetëm një mënyrë për të mundur Ramën

57
0

Aktivistja e njohur, Evi Kokalari ka bërë një parashikim se kush mund t’i fitojë zgjedhjet e 2025-ës. Kokalari thotë që ka shanse që Rama të marrë mandatin e katërt. Por për të e vetmja mënyrë për të mundur Edi Ramën është që të bashkohet baza nën logon e PD-së, me kryetar Lulzim Bashën.

“Unë mendoj që ka shanse që Rama të fitojë sërish në 2025-ën. E vetmja mënyrë për të mundur Ramën është që urgjentisht të bashkohet baza nën logon e PD-së, qoftë me kryetar Lulzim Bashën. Vulën e ka Lulzim Basha dhe pikë. Kjo duhet marrë në konsideratë.

Momentalisht PD-ja është super e ndarë, Foltorja është e dekurajuar sepse nuk duan të shkojnë në zgjedhje me Ilir Metën dhe unë nuk e di pse nuk e kupton Sali Berisha këtë gjë. Edhe më mirë te shkojë me Lulzim Bashën sesa me Ilir Metën, sepse siç thonë dhe amerikanët; më mirë shkoj me djallin që njoh.

Dhe Lulzim Basha është djalli që njeh Berisha, që i dha vetë jetë, e vendosi vetë kryetar të PD-së dhe ka qenë për 10 vjet me të. Unë nuk them është i mirë Basha. Lulzim Basha është vula e PD-së dhe kjo është e vetmja mënyrë që të fitojnë në 2025-ën. Bashën kryeministër e bëjmë vetëm ne, nuk do e bëjë kurrë Edi Rama. Mund ta bëjë veç president”,-tha Kokalari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit