Home Aktualitet Zgjedhjet lok...

Zgjedhjet lokale, ish-deputeti Murrizi: Basha dhe Alibeaj sherr pas 14 Majit

252
0

Ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi, thotë se pas zgjedhjeve të 14 Majit do të lindë konflikti mes ish-kryetarit të PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarit aktual, Enkelejd Alibeaj. I ftuar në emisionin “Top Talk”, në lidhje me deklaratën e Bashës se do të jetë aktiv në jetën politike, ai u shpreh se ish-kryetari i PD-së kërkon të bëjë fushatë, por për kë, pasi nuk ka kandidatë.

”Kjo është vuajtja e pasojave e veprimeve dhe qëndrimeve delirante të shkurtit të 2019-ës dhe mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019. Sot duhet të skuqen të gjithë intimiduesit propaganduesit, bilbilejtë në studio që thonin ikja nga Kuvendi rrëzon Ramën, opozita po vuan ato gabime, edhe mandati i dytë i qeverisjes pati këput frenat dhe ishte lënë partia në mëshirë të fatit.

Djegia e mandateve ishte gabim vrastar për opozitën shqiptare, falja e 61 bashkive nuk e di çfarë mund të quhet betejë për një forcë që thotë jam në opozitë kur nuk merr pjesë në zgjedhje.

Zgjedhjet janë betejë politike, na vjen vërdallë Rama me atë tabele shumëzimi. Një parti që fle në zgjedhje dhe i trembet garës nuk është subjekt politik. Qëllimi është të shkosh të përballesh dhe të shohësh sa të vlen lëkura, pazaret pas zgjedhjeve të bëhen sipas rëndësisë që ke”,-tha në ”Top News”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit