Home Sporti Zgjedhjet në ...

Zgjedhjet në Shoqatën Rajonale të Futbollit Korçë, presion politik ndaj anëtarëve

79
0

Proçesi zgjedhor në shoqatat rajonale në FSHF nuk po kalon pa incidente. Mësohet se së fundmi pre e presionit nga politika janë bërë anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Korçë.

Mësohet se kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo me urdhër nga eprorët e tij politikë ka thirrur në takim kryetarë e bashkive të Pogradecit, Maliqit dhe Devollit, duke u bërë presion që të manipulojë votat për në Asamblenë e SHRF Korçë.

Politika është hedhur fuqishëm në sulm me presione dhe shantazhe ndaj anëtarëve të shoqatave rajonale, duke i kërcënuar me largime nga puna. Një situatë mjaft e rënduar, me komunitetin e futbollit që gjendet në një trysni të madhe nga bandat politike në të gjithë vendin.

Këto presione vijnë në një kohë që Bashkia e Tiranës prej disa javësh ka ndërmarrë një sulm ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit dhe komunitetit të futbollit, për të penguar procesin zgjedhor në të gjitha shoqatat rajonale të futbollit dhe në organet drejtuese të FSHF-së.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit