Home Aktualitet Zhdukja e dy ...

Zhdukja e dy personave në Sarandë, arrestohet një 28-vjeçar. Dyshohet se i riu ka dijeni për autorët

160
0

Policia e Sarandës ka arrestuar një 28 vjeçar i cili dyshohet se ka dijeni se kush janë autorët që fshihen pas zhdukjes së dy shokëve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Blutë e qytetit bregdetar kanë ndaluar 28-vjeçarin me iniciale S. B, nga Saranda, rreth orës 04.00 të mëngjesit të së enjtes.

Ndaj tij, Gjykata e Sarandës ka caktuar ditën e djeshme (27 prill) masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Burime bëjnë me dije se i riu dyshohet t’u ketë dhënë me qera autorëve, një banesë dhe garazh në fshatin Nivicë të Bashkisë Himarë.

28-vjeçari raportohet se ka “kycur” gojën para hetuesve dhe s’ka treguar emrat e personave, të cilëve u ka vënë në dispozicion ambientet.

Pikërisht në pronën e tij, policia ka gjetur automjetin tip Mercedes-Benz E Class që dyshohet se është përdorur nga autorët për rrëmbimin e dy 46-vjeçarëve.

Njoftimi i Policisë

Vihet në pranga një 28-vjeçar, si person i dyshuar se ka dijeni në lidhje me ngjarjen. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore dhe kërkimore, të kryera nga grupi i posaçëm i DVP Vlorë dhe i Komisariatit të Policisë Sarandë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, në lidhje me kallëzimin e familjarëve të shtetasve L. Th. dhe F. S., për humbjen e kontakteve me këta shtetas, që prej datës 06.04.2023, është arrestuar shtetasi:

S. B., 28 vjeç, banues në Sarandë.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Vijojnë hetimet e thelluara, në drejtimin e Prokurorisë, për sigurimin e provave, me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe gjetjen e shtetasve L. Th. dhe F. S.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente të ndryshme, për gjetjen e shtetasve L. Th. dhe F. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit