Home Sporti Zhvillohet As...

Zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e SHRF Lezhë, ja çfarë vendimesh u morën

48
0

U zhvilluan ditën e sotme punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë, ku janë zgjedhur delegatët që do të përfaqësojnë SHRF Lezhë në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së më 2 mars si dhe propozuan trajnerin e mirënjohur Sulejman Starova si kandidat për President të FSHF.

Në këto punime morën pjesë 12 shoqatat anëtare të përfaqësuar me 18 delegatë. Kryetari i kësaj shoqate, Ridvan Kulli, falënderoi anëtarësinë për punën e kryer deri më tani dhe garantoi mbështetje maksimale tashmë që SHRF Lezhë ka buxhetin e saj dhe autonomi menaxheriale.

Anëtarësia vendosi të propozojë emrin e Sulejman Starovës si kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin e Vasil Bicit si kandidat për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së.

Në përfundim të votimit delegatët e SHRF Lezhë zgjodhën gjithashtu me unanimitet të plotë Kristjan Xhidodajn, Dario Palin dhe Leonard Preloshin për t’i përfaqësuar në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore të FSHF-së.

Pas Asamblesë, për mediet foli një prej delegatëve të zgjedhur nga SHRF Lezhë, Kristjan Xhidodaj, që vlerësoi punimet dhe e vendimet e marra në mbledhjen e sotme.

“Sot ishte një ditë e veçantë për sa i përket Shoqatës Rajonale të Futbollit Lezhë. Miratuam tre delegatët për në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Shqiptare të Futbollit. Miratuam buxhetin e vitit 2022.

Gjithashtu, propozuam dhe miratuam kandidat për President të Federatës Shqiptare të Futbollit z. Sulejman Starova. Unë shpresoj shumë që në vijim zona e Lezhës, duke parë dhe pjesën gjeografike, pasi është zona më e madhe në gjithë Shqipërinë nga pikëpamja territoriale, shpresojmë që autonomia nga nga financiare ne do na ndihmojë shumë. Shpresojmë që do të masivizojmë në maksimum fëmijët në futboll”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit