Home Bota Zoran Zaev mb...

Zoran Zaev mban fjalën, dorëzon dorëheqjen në Parlament

113
0

Zoran Zaev dorëzon sot dorëheqjen në parlament. Këtë ai e konfirmoi edhe vetë gjatë vizitës në Tiranë, kur në konferencën për shtyp mbajtur në kuadër të “Open Ballkan”, tha se kjo do të ishte dita e fundit e tij si shef i ekzekutivit maqedonas. Zaev e kishte paralajmëruar vendimin e tij menjëherë pas zgjedhjeve lokale, ku partia e vet shënoi një rezultat mjaft të dobët.

Ai ka vendosur të largohet edhe nga posti i kryetarit të LSDM-së; frerët e partisë në pushtet tashmë i kalojnë Dimitar Kovacevskit, i cili do të jetë dhe i mandatuari i ri për kryeministër dhe për formimin e qeverisë së re në Shkup.

Pas dorëheqjes së kryeministrit, presidenti në Maqedoninë Veriore ka 10 ditë kohë për t`i besuar mandatin partive që kanë shumicën në Kuvend.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit