Home Aktualitet Zv/kryeminist...

Zv/kryeministri shqiptar i Malit të Zi: Po kërcënohem nga njerëz të rrezikshëm

233
0

Dritan Abazoviç, zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi, thotë se po kërcënohet nga persona të cilët, sipas tij janë shumë të rrezikshëm dhe që kanë rrjet në mbarë botën. Po ashtu ai tha se këto njerëz kanë qindra milionë euro, shëtisin të armatosur dhe qëndrojnë pas vrasjeve të shumta për të cilat akuzohen. Politikani shqiptar tha se po kërcënohet pasi u ka prishur qetësinë.

”Nuk dua që të bie shumë në sy. Njerëzit shpesh, për shkak të disa tekave të tyre politike dhe paturpësisë politike, bëjnë një aferë prej saj. Kjo është jashtëzakonisht e shëmtuar.

Nuk jam ndjerë kurrë si viktimë, këtë e kam zgjidhur vetëm dhe çdo gjë është bërë me vullnetin tim. Nuk dua ta ngarkoj publikun me kërcënime, presione, të cilat i marr çdo ditë. Kjo është puna më e vështirë që mund të bëjë dikush, e cila i shqetëson më shumë njerëzit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit