Home Aktualitet Zv/presidentj...

Zv/presidentja e SHBA-ve: Gjithçka është në tryezë, Rusia po i sheh efektet e masave hakmarrëse

123
0

Zv/presidentja e SHBA-ve, Kamala Harris thotë se gjithçka është në tryezë, ndërsa thekson se janë duke vlerësuar sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për fillimin e një sulmi ndaj Ukrainës. Harris ritheksoi edhe njëherë se SHBA-të nuk do të dërgojnë trupa për të luftuar forcat ruse në Ukrainë.

“Ajo që do të vazhdojmë të bëjmë është të qëndrojmë të vendosur me aleatët tanë në drejtim të rivlerësimit të asaj që po bëjmë me sanksionet. Gjithçka është në tryezë për t’u konsideruar, sinqerisht”, tha Harris për “TODAY Show” në “NBC”.

Harris deklaroi edhe se SHBA-të po monitorojnë nga afër veprimet e Rusisë dhe po vlerësojnë nëse ka pasur shënjestrim të qëllimshëm të civilëve dhe shkelje të ligjit ndërkombëtar.

”Jemi shumë të shqetësuar dhe po e monitorojmë. Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se nëse ka ndonjë shënjestrim të qëllimshëm të civilëve që ne po shikojmë faktin se mund të ketë një shkelje, shumë mirë mund të jetë një shkelje e ligjit ndërkombëtar. Pra, kjo është një çështje që ne të gjithë duhet t’i kushtojmë vëmendje. Është mizore dhe është një shkelje e të gjitha standardeve dhe parimeve që ne, veçanërisht si vende të NATO-s i marrim seriozisht në drejtim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të çdo kombi”.

Ajo shtoi se Rusia tashmë po i sheh efektet e masave hakmarrëse ekonomike që SHBA-të kanë vendosur kundër kombit. Harris tha se ajo foli të martën me krerët e Letonisë, Lituanisë, Sllovenisë dhe Rumanisë për mënyrën se si SHBA-të do të vazhdojnë të mbështesin aleatët e saj. Ajo vlerësoi gjithashtu presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke thënë se ai “ka treguar guxim të jashtëzakonshëm” dhe “ka qenë një frymëzim për të gjithë ne”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit