Home Sporti Zvicra fiton ...

Zvicra fiton me “manita” ndaj Bjellorusisë, Xhaka shënon eurogol në Serbi (VIDEO)

3565
0

Zvicra e Murat Yakin e ka nisur me një fitore të thellë 5-0 ndaj Bjellorusisë fushatën kualifikuese të Euro 2024

Kombëtarja Helve mbylli shpejt llogaritë në ndeshjen e luajtur në Serbi, në Novi Sad. Sfida u zhbllokua që në minutën e katërt me Steffen. Mesfushori i Luganos nuk do ndalej me kaq, pasi do realizonte edhe dy herë të tjera në pjesën e parë.

Nuk mund të mungonte në këtë takim Granit Xhaka, i cili ishte titullar. Lojtari me origjinë shqiptare la gjurmën e tij me një eurogol në minutën e 62-të. Për të vulosur gjithçka mendoi Amdouni.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit