Home Aktualitet 1 vit luftë, ...

1 vit luftë, pushtimi gjakatar rus përmes fotove. Ukrainasit ende rezistojnë

45
0

Kishte ditë që e fliste, dhe në orët e para të mëngjesit, Presidenti rus Vladimir Putin shpall “operacionin special ushtarak”. Bota ishte në ankth, kur në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit 2022, nisi lufta.

Sulmet janë intensifikuar në veçanti në lindje të vendit. Përgjatë 12 muajve, ukrainasit ende rezistojnë ndaj rusëve, ndërsa shumë prej qyteteve janë kthyer në gërmadha. Mijëra të vdekur e të plagosur dhe miliona të larguar nga shtëpitë e tyre.

Presidenti Volodymyr Zelensky për përvjetorin e parë të luftës, tha se 2023-shi do të jetë viti i fitores. “Më 24 shkurt, miliona prej nesh bënë një zgjedhje. Jo një flamur i bardhë, por ai kaltër e verdhë. Jo duke ikur, por duke u përballur. Duke rezistuar dhe luftuar. Ishte një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe bashkimi. Dhe këtë vit, ne mbetëm të pathyeshëm. E dimë që viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë”,-shprehet Zelensky.

Kalendari i ngjarjeve që tronditën botën nga lufta

24/02/2022

Pas ditëve me sinjale për një luftë të re, Presidenti rus Vladimir Putin shpall “operacionin special ushtarak” në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit. Bombat e para tronditën Kievin dhe qytetet e tjera të Ukrainës. Në fjalimin e mbajtur para nisjes së sulmeve, Putin tha se kjo po bëhej për të “demilitarizuar” dhe “denazifikuar” Ukrainën.

24/02/2022

Fitorja e parë e madhe e rusëve ishte kapja e bazës ajrore Antonov. Për shkak të kundërpërgjigjes së ukrainasve, aeroporti doli jashtë funksionit dhe nuk u përdor dot nga rusët për të furnizuar ushtrinë me armatime.

25/02/2022

Zelensky-Putinit: Ne jemi këtu! Presidenti i Ukrainës refuzoi ofertën e Shteteve të Bashkuara për t’u larguar nga vendi.

02/03/2022

Në 24 orët e para të sulmit, mbi 100 mijë ukrainas u larguan nga vendi. Sot, një vit pas luftës, numri i tyre ka shkuar në mbi 3 milionë.

09/03/2022

Sulmohet me bomba materniteti i Mariupolit. Foto e një gruaje shtatzënë që largohej nga spitali i shkatërruar u bë simbol i absurditetit të luftës. Gruaja dhe foshnja humbën jetën të dy.

01/04/2022

Zbulohet masakra e Buchas. Trupat ruse lanë pas gjak dhe shkatërrim gjatë tërheqjes.

21/09/2022

Nis mobilizimi i pjesshëm në Rusi, i pari që prej Luftës II Botërore.

08/10/2022

Ukraina hodhi në erë urën e vetme që lidhte Krimenë me Rusinë. Ura me domethënie simbolike dhe strategjike, u inaugurua nga Putini në 2018-n, 4 vite pas aneksimit të gadishullit.

12/11/2022

Pas 8 muajsh agresioni brutal, qyteti jugor Kherson u çlirua nga forcat ukrainase. Pak javë para largimit të trupave të tij, Putini e kishte shpallur qytetin pjesë të Rusisë.

21/12/2022

Zelensky udhëtoi për në SHBA, ku u takua me Presidentin Joe Biden. Ishte një vizitë historike, e para që prej nisjes së pushtimit. Para mbërritjes së Zelenskyt, Biden deklaroi se SHBA do t’i jepte Ukrainës 2 milionë dollarë shtesë në ndihma. Mes tyre edhe sistemi i mbrojtjes kundërajrore, Patriot.

20/01/2023

Pas disa javësh me manovra politike, Gjermania miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë. Edhe SHBA premtoi tanke 31 M1 Abrams për ushtrinë e Kievit.

20/02/2023

Joe Biden kthen vizitën në Kiev. “Ukraina reziston, demokracia reziston”, deklaroi Biden.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit