Home Aktualitet ”10-20 ...

”10-20 paundë dita për drogën”, mediat angleze: Shqiptarët po përdoren nga bandat

94
0

Emigrantët, shumica e të cilëve mbërrijnë në Angli duke kaluar La Manshin me varka të vogla e gomone, po rekrutohen nga kriminelët për t’u përdorur më pas si mish për top prej tyre. Pjesa dërrmuese e klandestineve që kanë hyrë këtë vit nga kjo rrugë detare në Britani janë shqiptarë.

”The National” përcjell rezultatet e një hetimi mbi bandat, të cilat qëndrojnë pas rrjetit më të madh të falsifikimit në Britani, të drejtuar nga Mançesteri. Grupet e lidhura me trafikun e njerëzve dhe lëndëve narkotike, besohet se janë përgjegjëse për më shumë se gjysmën e tregtisë së mallrave të falsifikuara në Britani prej 8.6 miliardë £ në vit (10.57 miliardë dollarë).

Stephen Watson, shefi i policisë së Mançesterit, tha se bandat po shfrytëzonin emigrantët duke i përdorur për punë të paligjshme. “Duhet të jemi të qartë se ka njerëz vulnerabël që bëhen më të cënueshëm, edhe pse ka nga ana tjetër edhe disa personazhe mjaft të dyshimtë që janë ‘rrënjosur’ mes krimit në Mbretërinë e Bashkuar”, tha ai për The Daily Telegraph.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit