Home Kultura 10 librat e v...

10 librat e vitit 2023, Wall Street Journal zgjedh edhe një vepër nga Ismail Kadare

120
0

Gazeta prestigjioze ”Wall Street Journal” ka publikuar listën me 10 librat më të mirë të vitit 2023, ku në mesin e tyre është edhe një prej veprave të Ismail Kadaresë.

“A dictator calls” ose “Telefonata e një diktatori” është vepra e shkrimtarit të mirënjohur shqiptar që është përzgjedhur nga WSJ si një prej librave më të mirë për lexuesit në vitin që po lëmë pas.

Vepra trajton telefonatën e ish-diktatorit Josef Stalin drejt Boris Pasternak në vitin 1934 për të diskutuar mbi arrestimin e poetit Osip Mandelstam.

Wall Street Journal shkruan se novelisti i mirënjohur Kadare ofron një një vlerësim të çdo aspekti të varësisë reciproke midis artit dhe shtetit, duke u bazuar edhe në dekadat që kaloi vetë si shkrimtar në diktaturën komuniste.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit