Home Aktualitet 100-ditëshi s...

100-ditëshi skadoi, 13 krime mafioze të pazbardhura

76
0

Policia e e shtetit e mbyll me bilanc negativ provën 100 ditore të vënë nga kryeministri Edi Rama. ”100 ditë për ta rivënë trupën në angazhim maksimal nga i pari tek i fundit. 100 ditë, asnjë ditë më shumë. Që qytetarët të marrin frymë të plotësuar duke e parë Policinë e Shtetit në një nivel tjetër”.

Të paktën 5 raste të krimit në familje me 7 viktima u regjistruan në Dibër, Fier, Lushnje dhe Tiranë. Në këto ngjarje më e rënda ishte ishte rasti i Sabrina Bengaj, ku ish-burri i saj hyri në banesë dhe e qëlloi pa mëshirë më bukë në gojë teksa ishte pajisur me urdhër mbrojtje.

Bandat kriminale nuk ndeshën në vështirësi përgjatë këtyre 100 ditëve në larjen e hesapeve pasi Bledar Muça u ekzekutua për vdekje teksa po qëndronte në lokalin e tij në shëtitoren kryesore të Lushnjes, ku u rrezikua edhe jeta e shumë personave tjerë nga të cilët 5 mbetën të plagosur.

Edhe ngjarja e Elbasanit ku shënjester e sulmit ishin Ardian Çollaku dhe Lulzim Bitri prishi edhe njëherë bilancin në Policinë e Shtetit. 100-ditëshi nuk dha rezultat as në drejtim të pastrimit të radhëve të uniformave blu dhe mesa duket kjo shprehje e Ramës mbetet ende aktuale.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit