Home Aktualitet 102 vjetori i...

102 vjetori i Kongresit të Lushnjes, Balla: Ka një kontribut historik në shtet-formimin e Shqipërisë

43
0

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla mori pjesë në festimet e përkujtimit të 102 vjetorit të Kongresit të Lushnjës.

Në fjalën e tij Balla tha se ky Kongres ka një kontribut historik në mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe shtet-formimin e Shqipërisë. Po ashtu ai nënvizoi edhe se në Kongresin e Lushnjës u formësua dhe Parlamenti i parë shqiptarë.

“Jam sot në Lushnjë për t’ju bashkuar festimeve të popullit të nderuar të Bashkisë së Lushnjës në një moment të përkujtimin të një prej akteve më të rëndësishme të shtetformimit shqiptarë. Janë të shumtë ata që për fat të keq nuk e dinë vlerën historike të Kongresit të Lushnjës. Kongresi i Lushnjës u mbajt në një moment kur tërësia territorial e Shqipërisë ishte vendosur në pikëpyetje, madje konferenca famëkeqe e Londrës kishte copëtuar Shqipërinë nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje”, -tha Balla.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit