Home Aktualitet ”16 hyr...

”16 hyrje pësuan dëme të konsiderushme”, Hajdarmataj: Veç një banesë ishte e siguruar

25
0

Në pallatin që u dogj në Tiranë, veç një hyrje ishte e siguruar. Në një kohë kur një metër katror paguhet rreth 2000 euro, fokusi i blerësve nuk është as cilësia e ndërtimit dhe aq më pak sigurimi i banesës.

“Shqiptarët nuk e kanë këtë kulturë sigurimi, fatkeqësisht themi sepse kur krahasohen shifrat për sa harxhohen për frymë, po ti pjestosh sa sigurohen vlera nuk është as 10 euro për frymë”-tha Mimoza Hajdarmataj, nga Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë.

Në pallatin që u dogj në zonën e 21 dhjetorit, 16 hyrje pësuan dëme të konsiderushme, nga të cilat mësohet se vetëm 1 hyrje, ishte e siguruar.

“Peshën më të madhe e zënë sigurimet me detyrim. Si i bëhet kur një familje shqiptarë ka punuar gjithë jetën për të blerë një pronë dhe nuk mendon sigurimin e saj. A e dinë shqiptarët sa është një polic sigurimi për pronën e tyre, është vetëm 1 euro për metër katror. Pra një banesë që u ka kushtuar 100 mijë euro, i duhet vetëm 100 euro për të bërë sigurimin e shtëpisë, një herë në vit”,-shtoi Hajdarmataj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit