Home Rajoni 17 prilli shp...

17 prilli shpallet ditë zie shtetërore në Kosovë

174
0

17 prill, dhe nesër Kosova do të jetë në zi. Kjo datë është shpallur ditë zie në nderim të grave të vrava. Ka qenë vetë presidentja Vjosa Osmani e cila ka njoftuar vendimin e marrë.

Ajo shkruan se e gjithë shoqëria do të jetë në zi për sa kohë vijon vrasja e grave dhe e vajzave. “Nesër do të jetë ditë zie shtetërore në Kosovë, por shoqëria jonë do të jetë në zi çdo ditë përderisa të ketë vrasje të grave dhe vajzave tona”.

Këtë të martë një tjetër grua u vra nga bashkëshorti i saj, për motive ende të paqarta. Kjo është vrasja e dytë brenda pak ditësh. Valon Aliu vrau ish-bashkëshorten e tij Erona Cokli, shkak u bë kujdestaria e fëmijës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit