Home Kronike 19-vjeçari &#...

19-vjeçari ”kurban” i bandave

238
0

Një i ri u vra në lule të jetës, në qytetin ku hesapet mes bandave nuk kanë fund. 19-vjeçari Erjon Xhenje nga Shkodra, ishte duke pirë kafe mbrëmjen e së dielës kur në orën 20:10 breshëria e plumbave i mori jetën. Me trupin ende në karrigen e lokalit, babai i dërrmuar nga dhimbja u tha policëve se djali i tij ishte i pafajshëm dhe se në fisin e tyre probleme kanë vetëm nipërit.

Një tjetër pistë dha djali i tezes, i cili thotë se gjithçka mund të lidhet me vendin ku i riu punonte. Ai tregoi se 19-vjeçari punonte në fermën e Asmer Bilalit, një emër i njohur për drejtësinë.

Në një postim në Facebook, Isar Qallija shprehet se Shkodra ka vite që mbahet peng nga një luftë mes bandash me përkrahje politike majtas e djathtas. Për të ka ardhur koha që qytetarët e Shkodrës t’i bëjnë presion shtetit, që t’i japë fund kësaj lufte mes bandash dhe jo të përkrahë banditë.

Atentati mendohet se është kryer nga dy persona që lëviznin me motoçikletë. Njëri ka qëlluar nga distancë e afërt me 8 plumba pistolete. 5 plumba prekën trupin e të riut. Motoçikleta e tyre u gjet e djegur 2 minuta larg vendngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit