Home Sporti Roma dhe Juve...

Roma dhe Juventus barazojnë në duelin për zonën Champions League

65
0

Roma dhe Juventus nuk shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në duelin për një vend në zonën Champions për sezonin e ardhshëm. Dueli i luajtur në “Olimpico” dhuroi spektakël, me të dyja skuadrat që krijuan shumë raste, por realizuan vetëm në dy raste.

Lukaku zhbllokoi ndeshjen në minutën e 15-të, duke përfituar nga një përgjumje e mbrojtjes së bardhezinjve. Bremer do të vendoste barazpeshën në minutën e 31-të me një goditje të saktë me kokë pas një asisti nga Chiesa.

Në pjesën e dytë Juventus ju afrua disa herë golit, ndërkohë që Chiesa u ndal nga shtylla. Në fund ishte Roma që do të ishte më pranë golit, i cili nuk do të vinte. Juventus mbetet e treta me 66 pikë, ndërkohë që Roma ka 6 pikë më pak. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit