Home KRYESORE 200 raste të ...

200 raste të reja dhe 2 viktima në 24 orë nga Covid-19 në Shqipëri

15
0

Po rriten rastet e vdekjeve nga Covid. Kishte një periudhë verore kur numri ra në zero, por me sa duket virusi u shtua nga plazhi dhe turistët.

Mund të kemi një vjeshtë dhe dimër të vështirë.

Në 24 orët e fundit betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 2 pacientë. Ministria e Shëndetësisë, thotë se ”Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë një qytetar 53-vjeç nga Tirana dhe një qytetar 80-vjeç nga Elbasani. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve”.

Po ashtu mësohet se janë kryer 2183 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 200 qytetarë, në këto bashki ”45 raste në Shkodër, 20 në Durrës, 16 në Lezhë, nga 14 raste në Tiranë, Pogradec, 12 në Malësi e Madhe, 10 në Divjakë, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Gjirokastër, Lushnje, nga 5 raste në Sarandë, Mallakastër, nga 4 raste në Librazhd, Kavajë, nga 3 raste në Vau i Dejës, Kukës, Kurbin, Fier, Tepelenë, nga 2 raste në Peqin, Përmet, nga 1 rast në Has, Mirditë, Dibër, Libohovë, Dropull, Memaliaj, Korçë, Berat, Elbasan”.

Aktualisht janë 2,981 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Lajmi i mirë është se janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,700 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (16 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 200
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 47
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2183
Testime totale 959,984
Raste pozitive 136,147
Raste të shëruara 130,700
Raste aktive 2,981
Humbje jete 2,466

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1078
Shkodër 440
Fier 309
Vlorë 281
Elbasan 183
Durrës 180
Lezhë 169
Gjirokastër 97
Berat 84
Korçë 68
Kukës 57
Dibër 35

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit