Home Aktualitet 21 Janari do ...

21 Janari do hetohet nga SPAK, avokati: Nuk ka prova fajësie për Berishën dhe Bashën

180
0

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj foli për vendimin e Gjykatës së Lartë e cila urdhëron SPAK-un që të nisë hetime për 21 Janarin.

“Familja Nika ka gjithë të drejtën të kërkojë të drejtën e saj, por kjo e drejtë qëndron në këto parametra deri sa nuk instrumentalizohet nga Edi Rama dhe politika.

Nëse e mbani mend, ministri aktual i Drejtësisë ka bërë një kallëzim në SPAK dhe SPAK-u shpalli moskompetencë që do të thotë se nuk kishte prova fajësie për Berishën dhe Bashën. Vendimi i Strasburgut nuk është detyrues për SPAK-un.

Gjithë çështja është e parashtruar sepse e tillë është dispozita. Këta ndryshojnë vetëm godinat, mendësia është e njëjtë”, tha ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit