Home Aktualitet 22 deputetë t...

22 deputetë të opozitës në Greqi, i kërkojnë llogari qeverisë për situatën në Kakavijë

21
0

Ndonëse situata e Covid-19 në Shqipëri nuk përben asnjë rrezik, Greqia i ka mbyllur kufijtë. Ndaj dhe 22 deputetë të partisë opozitare Syriza, kanë thirrur në interpelancë orët e fundit ministrin e Mbrojtjes së qytetarit dhe atë të Shëndetësisë në lidhje me lehtësimin e punës në pikën kufitare të Kakavijës.

22 deputetët vënë në dukje se nga katër pikat kufitare me Shqipërinë funksionon vetëm Kakavija me orar të kufizuar dhe me numër të kufizuar personash që kalojnë. Sipas pyetjes së ligjvënësve të partisë Syriza, kërkesa e doganierëve e 600.000 shqiptarëve dhe 250.000 homogjenëve që jetojnë e punojnë në Greqi dhe janë qytetarë të saj, por ndërkohë mbajnë lidhje familjare edhe me Shqipërinë, është të lehtësohet sa më shpejt gjendja në pikën e Kakavijës.

Mbyllja e pikave kufitare dhe kufizimi i njerëzve nga Shqipëria ka çuar edhe në mungesën e punëtorëve shqiptarë sezonale, duke shkaktuar dëme të mëdha në prodhimin vjetor të frutave, sidomos në Greqinë veriore. Është nevojë jetike hapja e pikave kufitare me Shqipërinë theksojnë deputetët opozitare pasi qindra mijëra emigrantë dhe homogjene qe kanë qenë te izoluar për muaj te tërë nga karantina, te shkojnë te shohin te afërmit apo familjet e tyre, ndaj dhe pyeten dy ministrat ne fjalë:

A ka ndonjë plan për hapjen e sigurt të një stacioni tjetër kufitar përveç Kakavijës?

Si mendoni se do ta lehtësoni punën dhe përqendrimin e njerëzve në këtë pikë kufitare sa i përket sigurisë shëndetësore si për personelin e doganave dhe policisë ashtu edhe për qytetarët që kalojnë?

Sa punonjës policie janë aktualisht në detyrë në të gjitha pikat kufitare me Shqipërinë?

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit