Home Aktualitet 27 orë në det...

27 orë në det duke notuar, Eva Buzo flet nga spitali dhe çudit me dëshirën

138
0

Eva Buzo e ka marrë veten pas 27 orësh not dhe për të gjithë dashamirësit e saj ka pasur një mesazh nga spitali i Vlorës, ku ndodhet aktualisht. Ajo thotë se tashmë është mirë, por e merr veten e ndërsa, u premton se do të dëgjohen sërish. Për eksperiencën që pati, ajo e përshkruan me 3 fjalë “wow çfarë noti”.

“Përshëndetje të gjithëve, dua të them një mesazh për ju. Ndihem shumë mirë dhe jam e shëndetshme. Notova për një kohë tepër të gjatë dhe tani thjesht dua të ha një picë të madhe dhe një pije energjike. Po më mbajnë në spital thjesht për një obserbim të gjendjes sime shëndetësore. Do të dëgjohemi përsëri shumë shpejt derisa sa të qetësohem. Wow çfarë noti”, dëgjohet të thotë ajo.

Eva Buzo, gruaja e parë që mori iniciativën për të shkuar me not nga Otranto në Vlorë, ka përfunduar në spital, pas problemeve të shfaqura pas mbi 27 orësh në ujë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit