Home Sporti 3 gola për tr...

3 gola për tri pikë, Milan kalon me sukses transfertën në Empoli

69
0

Pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës së Italisë, Milan bind edhe në kampionat, duke mposhtur 3-0 në transfertë Empolin.

Tre gola për tri pikë për kuqezinjtë, që duken më të çliruar në këtë fillim viti. Qetësohet përfundimisht edhe trajneri Pioli, që në pak ditë sheh që të tijtë shënojnë 7 gola dhe janë brenda objektivave sezonalë.

Ndeshja është zhbllokuar shpejt, që në minutën e 11-të, kur Leao jep një asist për Loftus-Cheek dhe ky i fundit kalon në avantazh miqtë.

Goli u jep më shumë zemër kuqezinjve dhe në minutën e 30- përfitojnë penallti, që kthehet në gol nga Giroud. Me avantazhin e të dy golave Milan shkon i qetë në dhomat e zhveshjes.

Vendasit u munduan disi të hynin në lojë në pjesën e dytë, por e patën të pamundur të shënonin. Ndërsa në minutën e 88-të vjen edhe goli i tretë dhe i nokautit, ku Traore vulos shifrat në 0-3.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0