Home Sporti Interi triumf...

Interi triumfon ndaj Torinos, Asllani me shokë nisin festën e titullit

68
0

Pasi zyrtarizoi titullin kampion në derbin ndaj rivalëve të përjetshëm të Milanit, Interi mposhti 2-0 Torinon në një “San Siro” plot ngjyra zikaltër.

Hakan Calhanoglu shënoi dy golat e fitores, të dytin me penallti, ndërkohë që miqtë luajtën me një lojtar më pak prej minutës së 49′. Pas daljes me të kuq të Tamezes.

Kristjan Asllani u fut në fushë në minutën e 63-të. Në fund festë me tifozët, teksa nuk munguan batutat mes mesfushorit të kombëtares shqiptare dhe teknikut Inzaghi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit