Home Aktualitet 3 kryeministr...

3 kryeministra shqiptarë në Ballkan, Kalemaj: Mund të kemi katërt, edhe në Maqedoni

315
0

Pedagogu Ilir Kalemaj thotë se kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është një politikan i brezit të ri, akademik dhe pro europian. Ai shtoi se situata me përfaqësimin e shqiptarëve po përmirësohet shumë. Në Maqedoninë e Veriut dhe nuk do të jetë e largët dita, kur edhe aty mund të kemi dhe një tjetër kryeministër shqiptar.

“Dritan Abazoviç prej vitit 2014 është munduar t’iu mbijetojë ujërave të turbullta të Malit të Zi, ku duhet thënë që ka një pakicë të konsiderueshme serbe prej 45% dhe të arrijë të unifikojë një spektër, ku përfshihen dhe parti proserbe dhe dy parti shqiptare dhe të arrijë të bëhet kryeministër dhe me bekimin e opozitës që është partia e Gjukanoviç.

Abazoviç dhe Gjukanoviç kanë bashkëpunuar në të kaluarën, kanë qenë pjesë e të njëjtit grup parlamentar. Të dy janë politikanët më pro NATO, pro BE në Malin e Zi dhe do të jetë fatkeqësi nëse ata nuk do të bashkëpunonin.

Karriera e Abazoviç i ngjan pak asaj të Barack Obamës. Është një politikan i brezit të ri, ka një formim akademik. Kjo duhet të jetë leksion dhe për Shqipërinë. Një pjesë e mirë e politikanëve dhe drejtuesve në rajon janë të brezit të ri”, tha Kalemaj.

Ai insistoi se brenda pak viteve do të kemi katër kryeministra shqiptarë në Ballkan. E kjo falë politikës amerikane që synon për shqiptarët të jenë faktor vendimmarrës në Rajon.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit