Home Aktualitet 3 ministret q...

3 ministret që ikin nga detyra

58
0

Pas fjalës së gjatë në Asamblenë e PS-së, kryeministri Edi Rama në fund tregoi edhe emrat e ministrave që rinj. Olta Xhaçka, Evis Kushi dhe Frida Krifca ikin nga postet si ministre, kurse Delina Ibrahimaj dhe Ogerta Manastirliu, lëvizin në ministri të tjera.

Olta Xhaçka nuk do të jetë më ministre e Europës dhe Punëve të Jashtme.

Evis Kushi nuk do të jetë më ministre e Arsimit dhe Sportit.

Delina Ibrahimaj nuk do të jetë më ministre e Ekonomisë dhe Financave, por Ministër shteti për sipërmarrjen.

Frida Krifca nuk do të jetë më ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ogerta Manastirliu nuk do të jetë më ministre e Shëndetësisë, por e Arsimit dhe Sportit.

Evis Kushi, e cila ka mbajtur postin e ministres së Arsimit që nga vitit 2020 largohet nga kjo detyrë. Kryesocialisti Edi Rama e propozoi për si sekretare e gruas në PS.

Frida Krifca, e cila ka mbajtur postin e ministres së Bujqësisë, që nga shtatori 2021 është larguar nga kjo detyrë.

Një ministër tjetër që është larguar nga detyra është edhe ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka. Kjo e fundit e ka mbajtur këtë post që nga janari i vitit 2021.

Edona Bilali, ministre pa portofol për Sipërmarrjen detyrë të cilën e mori në 2021, është larguar nga kjo detyrë. Vendin e saj e mori Delina Ibrahimaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit