Home Aktualitet Rithemelimi n...

Rithemelimi në protestë, Veliaj: Mos bllokoni dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për Ali Ahmetin dhe ndihmën ekonomike

61
0

Kryebashkiaku Erion Veliaj i bëri apel sot Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë që të mos bllokojnë vendimmarrjen për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” Ali Ahmetit dhe për ndihmën ekonomike për njerëzit në nevojë, në mbledhjen e radhës së këshillit bashkiak.

“Atë ditë ne kemi vendime të rëndësishme, janë kryesisht vendime të ndihmës ekonomike, të shpërndarjes së parave për disa shtëpi që janë djegur aksidentalisht, janë 26 shtëpi në për bonus qiraje per tërmetin dhe kemi një vendim të madh, simbolik për dhënien e titullit ‘Qytetar Nderi’ per Ali Ahmetin.

Nëse duan të bëhen gazi botës, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon, dhe të bllokojnë vendimmarrjen për dhënien e qytetarisë së nderit, Ali Ahmetit, apo të pengojnë ndihmën ekonomike, le ta bëjnë, por di të them se qyteti ka menaxhuar vendimmarrje të këshillit bashkiak edhe në pandemi, edhe pas tërmetit, kështu që, një lloj karagjozllëku i tillë nuk pengon jetën e qytetit.

Siç thashë, është një stan me lepuj dhe me gjithë insistimin tim që t’i çojmë njerëzit te Kopshti Zoologjik, insistimi i tyre për ta sjellë Kopshtin Zoologjik këtu është e drejtë e tyre, jetojmë në demokraci, nuk ka asnjë problem”, u shpreh Veliaj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit