Home Aktualitet Ngjarja në Sh...

Ngjarja në Shkodër/”U ka dhënë fëmijëve qetësues”, Shemsi Prenci: Më thanë që në vendin ku Alma…

6650
0

Ngjarja e Alma Arrazit dhe të tre fëmijëve që u hodhën në lumin Buna, vijon të jetë tragjike dhe plot mistere. Lidhur me paqartësitë sesi ka arritur ajo të hedhë tre fëmijët në lumë, dhe më pas të mbytet vetë, ish-zyrtari i lartë i policisë Shemsi Prençi, në emisionin “Breaking” nuk përjashtoi mundësinë që 39-vjeçarja t’u ketë dhënë fëmijëve qetësues.

“Një dyshim është se nëna mund t’i ketë dhënë medikamente fëmijëve për të ulur reagimin e tyre. Më kanë thënë që pranë vendit janë gjendur sende ushqimore. Kruasan, çokollata që mendohet se janë ngrënë nga fëmijët. 80 metra më poshtë është gjetur trupi i pajetë i një prej fëmijëve”, u shpreh Prençi në Top News.

Gazetarja Dorjana Bezat, zbuloi se Alma Arrazi disa herë kishte tentuar për të kryer divorc duke u larguar te familjarët e saj, por bashkëshorti Erdgys Arrazi shkonte dhe i merrte me forcë.

“Ajo ka tentuar disa herë të bëjë një divorc faktik, është larguar me fëmijët te të afërmit, por disa herë bashkëshorti ka shkuar dhe ka marrë, edhe me forcë mund të thuhet, fëmijët. Ai i bënte presion duke i thënë se edhe në gjykatë nuk do të mund t’i merrte fëmijët pasi nuk kishte mundësi ekonomike”, u shpreh gazetarja Bezat.

Ajo që ka ndodhur është jashtë çdo mendje njerëzore! Të hedhësh tre fëmijët, që nga kamerat të cilat po transmetohen, ata po loznin me gëzim para se të mbyteshin nga ëma; kjo nuk ka fjalë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit