Home Aktualitet Sejamini: Ram...

Sejamini: Rama po rishpik veten për zgjedhjet e vitit 2025, do të bëjë reformën e reformës në drejtësi

49
0

Për analistin Neritan Sejamini, fjalimi dy orësh i kryeministrit Rama në grupin Parlamentar të PS-së, është një test që po bën për fushatën e ardhshme zgjedhore. Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se Rama po rishpik veten dhe kërkon të bëjë një reformë të reformës në drejtësi.

“Rama në shtator do të fillojë fushatën dhe kjo që po bën është për zgjedhjet e vitit 2025. Ai po rishpik veten. Do të ketë të rinj dhe të vjetërit. Ai testoi idenë për Shqipërinë 2030, idenë e integrimit. Zoti Rama e ka një gjë të qartë.

Do që të bëjë një reformë të reformës në drejtësi, të ribëjë Kodin e Procedurës Civile, Ligjin për Mediat. Këtë paketë do të shesë për luftën kundër korrupsionit. Ka një vit që ka informuar trupin diplomatik. Jam i bindur që do të shpallë komisionin për reformën ku do të vendosë një socialist të vjetër”,-tha Sejamini.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit