Home Aktualitet Kuvendi mirat...

Kuvendi miraton kredinë e Bashkisë Tiranë me Bankën KFW: 50 mln euro kredi për autobusë elektrikë

44
0

Me 77 vota pro e 9, Kuvendi votoi sot kundër marrëveshjen e huasë që Bashkia e Tiranës do të marrë prej Bankgës gjermane KFË për transportin e gjelbër. Bëhet fjalë për marrjen e një kredie prej 50 milionë euro për të zëvendësuar plotësisht tre linja të autobusëve në Tiranë me autobusë elektrikë, brenda vitit 2029.

Objektivi është ndërtimi i sistemit të transportit me kapacitet të lartë BRT, në tri korridoret e transportit qytetës të Bashkisë Tiranë: Tirana e Re; Unaza; Kombinat-Kinostudio.

Sipas këtij projejti do të futen 50 autobusë elektrikë, të cilët do të kenë 52 kilometra korsi të dedikuara në të dyja anët e rrugës. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe KFË Frankfurt am Main (KfW), për financimin e projektit “Transporti i gjelbër i Tiranës” u mbështet nga deputetët socialistë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit