Home Aktualitet A i zbuloi tr...

A i zbuloi tradh*arët? Meta: Nuk drejtohet partia si autobusi i Kuçit, sul*ova fenomenin dhe jo individin (Kryemadhin)

143
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta flet për zhvillimet politike, mes të cilave dhe Konventën në partinë e tij që u mbajt pak ditë më parë, ku më herët ai i kishte shpallur luftë tradhtarëve dhe lidhjeve nepotike. Sipas tij, nuk pati të shkarkuar nga Partia, por një ristrukturim, teksa shtoi se tashmë sipas statutit detyra janë të përcaktuara në vertikalitet.

”Kryetema ishin 5 prioritetet për miliona shqiptarë që ndalojnë shpopullimin dhe mbajnë të rinjtë këtu që të mos largohen për shkak të taksave. Meritokracia vendos në këtë forcë politikë. Ka qenë konventa më demokratike që ka ndodhur në Shqipëri. U çel me këngën “Për ty Atdhe” dhe u mbyll me “Ku ka si ty o Shqipëria ime”. Konventa kishte një çlirim energjish.

Çfarë problemesh kishte Brahimllari. Nuk mund të ishte më nënkryetar pasi nuk ishte në statut. Kështu ndodhi dhe me Neshon dhe shumë të tjerë. Partia ka nevojë për drejtim të qartë, përgjegjësi të ndara, duhet një parti demokratike, të ketë fraksione. Por tani ka vertikalitet, presidenti është president dhe secili ka detyrën e tij. Nuk është shkarkuar askush. Dihej që nuk do të kishte më tradhtar. Nuk drejtohet partia si autobusi i Kuçit”, tha Meta.

Retorikën e ashpër ndaj ish-kryetares së Partisë së Lirisë, njëherazi dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, Ilir Meta e konsideroi si të zakonshme në një aksion politik, kur denoncon një fenomen të caktuar, siç është nepotizmi.

“Kryemadhi ka meritat e saj në 2005 ka arritur një ndër rezultatet më të mira me gati 30% në Kombinat përballë ministrit të Brendshëm, ajo është prej kontributeve të veta që ka aderuar që 17 vjeç. I vetmi debat ka qenë se Kryemadhi ka propozuar 30%, ne e çuam në 50% për përkrahjen ndaj grave”, tha Meta në A2 CNN.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit