Home Aktualitet Xhaka kundër ...

Xhaka kundër Gjimshitit, Leverkuseni sfidon Atalantën në finalen e Europa League

188
0

Atalanta-Leverkusen do të jetë finalistja e këtij viti e kompeticionit të Europa League. Skuadra gjermane eliminoi Romën. “Aspirinat” e mbyllën në barazim 2-2 duelin e kthimit ndaj Romës. Suksesi 0-2 në kryeqytetin italian, gjermanët u hakmorrën ndaj verdhekuqve dhe prenë biletën e finales irlandeze.

Paredes krijoi shpresë te Roma dhe frikë te gjermanët me dy penalltitë e ekzekutuara saktë. Por autogoli i Mancinit dhe eurogoli i kroatit Stanisic ruajtën pathyeshmërinë sezonale të “Aspirinave”.

Atalanta shkruan historinë. Skuadra italiane siguroi finalen e parë europiane falë suksesit 3-0 ndaj Marseille , teksa ndeshja e parë u mbyll në barazim 1-1.

Lookman, Ruggeri dhe Toure realizuan golat e fitores për ekipin e Gasperinit, që në datën 22 maj do të përballet në finalen e Dublinit përballë Bayer Leverkusenit të Granit Xhakës.

Sukses i jashtëzakonshëm dhe i merituar edhe për Berat Gjimshitin, kapitenin e kombëtares shqiptare, i cili realizoi një tjetër ndeshje të madhe.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit