Home Bota 3 orë diskuti...

3 orë diskutime mes Rusisë dhe Ukrainës, përfundon raundi i parë

469
0

Pas më shumë se 3 orësh, përfundoi raundi i parë i bisedimeve ndërmjet delegacioneve të Moskës dhe Kievit në Bjellorusi. Lajmi u dha nga agjencia Interfax, e cila citon zëdhënësin e Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Anton Gerashchenko.

Kjo është hera e parë që palët takohen që prej nisjes së sulmit rus në Ukrainë, por shpresat për arritjen e ndonjë marrëveshjeje nuk janë të mëdha.

Delegacioni ukrainas përfshin ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov dhe zv.ministrin e Jashtëm, Mykola Tochytskyi. Nga pala ruse janë të pranishëm zv.ministri i Mbrojtjes, Alexander Fomin dhe ambasadori rus në Bjellorusi, Boris Gryzlov.

Pas një ndërprerje të shkurtër, rifillojnë bisedimet Rusi-Ukrainë në Gomel të Bjellorusisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit