Home Sporti 30 milionë eu...

30 milionë euro në sezon, Koulibaly transferohet në Arabi

64
0

Kalidou Koulibaly largohet nga Chelsea vetëm pas një sezoi. 32-vjeçari senegalez do të jetë pjesë e Al Hilal në tri vitet e ardhshme. Klubi saudit ka paguar 25 milionë euro në arkat e Chelsea, ndërkohë që Koulibaly do të përfitojë 30 milionë euro në sezon!

Me anë të një komunikate zyrtare, klubi i Premier League ka njoftuar shitjen e afrikanit në Arabinë Saudite. Tjetër përforcim nga ishulli për Al Hilal, që investoi 55 milionë euro për Ruben Neves.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë Kalidoun për kontributin e tij brenda dhe jashtë fushës gjatë kohës së tij në ‘Stamford Bridge’. Dhe t’i urojmë atij suksese në fazën tjetër të karrierës së tij”, lexohet në komunikatën zyrtare të “Bluve të Londrës”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit