Home Aktualitet 30-vjeçarja m...

30-vjeçarja me 5 biznese që kërkonte një vend pune në Ministrinë e Brendshme

58
0

Florida Beu është një avokate dhe biznesmene në Durrës, e cila prej vitit 4 korrik 2019 menaxhon së bashku me vëllain e saj, Emirjan Beun, një kompani peshkimi të quajtur “Adriatic Sea Transport”. “Ora News”, ka mësuar se 30-vjeçarja ka hyrë në këtë kompani pas largimit nga 50 për qind të aksioneve të nënës së saj, Nerënxes.

Ndaj dhe arka me peshk të egër dhe të freskët deti, është dhënë tek zv/ministria e Brendshme Rovena Voda, pikërisht në ambientet e brendshme të portit të Durrësit. Po ashtu ajo ka edhe biznese të tjera.

30-vjeçare që sot ndodhet në masën e “arrestit në shtëpi” dhe që nesër pritet të dalë para gjykatës së posaçme për t’u njohur zyrtarisht me masën e sigurisë, rezulton të jetë pronare dhe e një karburanti në qytetin e Durrësit.

Edhe pse me një pasuri të madhe, Florida Beu syrin ja kishte vënë një pune në dikasterin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Edhe konkurroi në 11 vende, sërish nuk mundi që të fitojë asnjë vend pune në ministri. Prokuroria e posaçme SPAK, pretendon se Florida Beu, ka paguar tek Voda 1 mijë euro, një aparat telefoni dhe një arkë me peshk deti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit