Home Aktualitet 4 emrat jo zy...

4 emrat jo zyrtarë nga PD-ja për ”betejën” bashkiake të Tiranës

848
0

Sinjalet për bashkimin e PD-së dhe të një kandidati të përbashkët të opozitës për çdo bashki në lidhje me zgjedhjet lokale të 2023, sot duken edhe më të forta. Kjo pasi Alibeaj pranon bashkëpunimin me Berishën. Bashkia e Tiranës e cila është dhe një pjesë e madhe e tortës së zgjedhjeve, ku PS-ja e ka finalizuar se do të kërkojë një mandat të tretë për Erion Veliajn, por edhe nga PD-ja janë disa emra jo zyrtarë. Sipas ”Top Channel” janë 4 emra.

Doktori Ilir Alimehmeti, është një nga intelektualët që pritet të jetë një ndër kandidatët potencialë në garën e brendshme në PD. Ndonëse ky i fundit nuk ka shumë kohë pjesë e strukturave të larta drejtuese, ai gëzon një simpati ndër demokratët, si një figurë e pastër.

Gerti Bogdani, është një tjetër pretendent, i cili prej muajsh po tenton të qendërzohet. Daljet e tij publike, por edhe sulmet ndaj lidershipit aktual të kryeqytetit, janë disa nga përpjekjet e tij, teksa nuk ka mohuar kandidimin për Tiranën. Sipas tij, është koha që situata në kryeqytet të ndryshojë.

Edhe Belind Këlliçi, është një nga kandidatët potencialë për primaret për Tiranën. Këlliçi është investuar jo vetëm brenda kryeqytetit, por duke marrë përkrahje dhe nga takimet në SHBA.

Agron Shehaj, deputeti demokrat i cili është një nga më të votuarit në Tiranë, është një tjetër i përfolur, i cili nuk e ka mohuar ambicien për Tiranën. Ai më herët ka kandiduar edhe përballë Lulzim Bashës, për kreun e PD. Partia e Lirisë duket se do të fokusohet, siç edhe vetë Ilir Meta është shprehur, vetëm tek këshillat bashkiakë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit