Home Aktualitet Vrasja në Sar...

Vrasja në Sarandë, 4 persona i zunë pritë biznesmenit

15
0

Mbrëmjen e së dielës, në Sarandë u vra një biznesmen. Policia dyshon se 4 persona bashkëpunuan për vrasjen e Gramoz Memës, në Ksamil. Ai u qëllua me armë zjarri rreth orës 21:45 minuta pranë banesës së tij dhe humbi jetën gjatë rrugës për në spital.

Autorët e pritën Memën në një makinë përpara banesës së tij dhe sapo ky i fundit parkoi mjetin e tij dhe doli prej saj, njëri prej autorëve e qëlloi me pistoletë. Menjëherë pas krimit autorët u larguan që aty me makinën e tyre.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për këtë ngjarje mund të jetë larja e hesapeve mes tyre. Mema ishte biznesmen në zonë e Ksamilit dhe nuk njihej si person problematik. Më herët ai ka qenë emigrant në Angli dhe Greqi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit