Home ShowBiz 400 milionë n...

400 milionë ndjekës në Instagram, ja kush është njeri i parë në botë që vendos këtë rekord

227
0

Rrjetet sociale jetojnë me të, pa to nuk ka zhvillim e nuk shihet e ardhmja. Cristiano Ronaldo vendos një rekord të ri, pasi është bërë njeriu i parë në botë që ka mbledhur 400 milionë ndjekës në Instagram.

Në shtator 2021, ai kishte 237 milionë ndjekës, dhe u bë njeriu më i ndjekur në këtë rrjet social, por që prej atëherë, numri është rritur ndjeshëm.

Ai vetë ndjek vetëm 501 llogari në Instagram, mes të cilave atë të Rita Orës, Jennifer Lopez, Will Smith, Pele, Mike Tyson, e shumë kolegëve të fushës së blertë, si Mbappe, Haaland, etj.

Pas tij, në renditjen e njerëzve më të ndjekur në Instagram, vjen Kylie Jenner, me 308 milionë ndjekës, ndërsa Lionel Messi mban vendin e tretë me 306 milionë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit