Home Aktualitet 44-vjeçarit n...

44-vjeçarit në Dibër që po gjuante peshk i shpërthen lënda plasëse

9
0

Një 44-vjeçar është vënë në hetim nga policia pasi akuzohet për veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Sipas policisë ai ka qenë duke gjuajtur për peshk në lumin Drin ku i ka shpërthyer një lëndë plasëse artizanale.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Peshkim i ndaluar “, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, në ngarkim të shtetasit R. H., 44 vjeç, banues në Dibër,  pasi duke gjuajtur peshk në lumin Drin, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse artizanale, ku për pasojë është  dëmtuar dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore”, njofton policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit