Home Aktualitet 490 mijë qyte...

490 mijë qytetarë të vaksinuar, ISHP: 60 % janë imunizuar me dy doza

8
0

Që prej muajt mars, në vend vijon procesi i vaksinimi masiv. Deri më tani janë vaksinuar 490 mijë qytetarë kundër Covid-19. Sipas specialistes së Institutit të Shëndetit Publik, Iria Preza, janë 60 % e të vaksinuarve të imunizuar me të dyja dozat.

“Ne tashmë jemi në muajin e 5-të të fushatës të vaksinimit dhe deri tani ne kemi vaksinuar ndaj Covid më shumë se 787 mijë persona, të cilët ndërkohë me të dyja dozat kanë marrë vaksinën mbi 297 mijë persona”.

Në vendin tonë po vaksinohet me 4 lloje të ndryshme vaksinash. “Janë duke marrë dozat e dyta me Coronavac, po vaksinohen me Pfizer për kategori të caktuara, kemi vaksinim me Sputnik me doza të para”.

Javën tjetër në Shqipëri pritet vijnë edhe dozat e tjera të vaksinës Sinovac. Deri tani nga marrëveshja e dytë me kompaninë turke, Shqipëria ka 60 mijë doza vaksinë Sinovac.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit