Home Bota 5-vjetori i g...

5-vjetori i grushtit të shtetit në Turqi

8
0

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan vendosi sot një kurorë në memorialin e viktimave të grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik të 2016. Atë natë një fraksion rebel i ushtrisë u përpoq të merrte kontrollin e vendit, duke përdorur avionë e tanke për të marrë ndërtesat qeveritare.

Rreth 250 njerëz u vranë, duke përfshirë të paktën 24 komplotistë. Rreth 2,000 të tjerë u plagosën në kaosin që pasoi, kur Erdogan kerkoi të dalin në rrugë mbështetësit e tij, të cilët iu përgjigjën thirrjes duke neutralizuar komplotistet.

Pasojat e grushtit të shtetit ndjehen kudo në Turqi. Fushata e shtypjes dhe përndjekjes së anëtarëve të puçit ka shtuar besimin te presidenti dhe konsoliduar më tej pushtetin e Erdogan që prej ardhjes në pushtet në 2003.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit